Bota

'Kemi prova me video dhe foto'/ Tensionet në veri/ Kurti: Serbia është autor i përshkallëzimit të situatës

Kurti ndër të tjera tha se ndërhyrja e policisë së Kosovës ka qenë në përputhje me ligjin. 

2 Qershor 2023, 11:21 Nga a.l
'Kemi prova me video dhe foto'/ Tensionet në veri/ Kurti: Serbia
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për situatën në veri të vendit, ka thënë se ka vetëm një autor për përshkallëzimin e tensioneve dhe ai është Beogradi. Kurti ndër të tjera tha se ndërhyrja e policisë së Kosovës ka qenë në përputhje me ligjin. 

"“Kemi datën 29 maj ku një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Kemi pamje e video, e foto që eskalimi i situatës ishte i planifikuar, mirë organizuar dhe kishte autor. Autor është Beogradi zyrtarë i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zërat e ndryshëm që paralajmëronin eskalim të situatës se nëse policia nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë që këto shqetësime t’i kthejnë në realitet. Pra ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia të mobilojë grupe kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën. E kundërta duhet të ndodhte, që të mbështeteshin kryetarët e rinj në vendin e tyre të punë", tha ai. 

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

albin kurti mblidhet kuvendi i kosoves 2 qershor 2023

Sondazh

Poll