Bota

Përjashtimi i ushtrisë nga stërvitjet e 'Defender Europe 2023'/ Krasniqi-Kurtit: Raporti jonë me SHBA-në është i shenjtë! Por rrezikon shumë

Krasniqi i tha Kryeministrit se nuk do ta lejojnë t’i dëmtojë me raportet me SHBA-në dhe e ka krahasuar qasjen e tij karshi Amerikës, me qasjen e diktatorëve nëpër botë. 

2 Qershor 2023, 11:57 Nga a.l
Përjashtimi i ushtrisë nga stërvitjet e 'Defender Europe
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Kurti në parlament, ku po diskutohet rreth zhvillimeve në veri të replikave me SHBA-në. Krasniqi përmendi përjashtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga stërvitjet e përbashkëta me NATO-n dhe i tha Kurtit se për shkakun e tij, ushtarët kosovarë i larguan nga këto ushtrime të rëndësishme për të.  

Ti çka ke arrit është ndëshkimin e Kosovës prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo tëndin. Tek e fundit me qenë përgjegjësia veç e jotja personale, punë e madhe. Por, Kosovën je duke e përfaqësu. E kanë përjashtu ushtrinë prej stërvitjeve më të rëndësishme të NATO-s dhe të Amerikës, ‘Defender Europe 2023”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i tha Kryeministrit se nuk do ta lejojnë t’i dëmtojë me raportet me SHBA-në dhe e ka krahasuar qasjen e tij karshi Amerikës, me qasjen e diktatorëve nëpër botë. 

“Raporti i jonë me SHBA-në është i shenjtë, more. Nuk mundesh me rrezi. Vallahi nuk të lejojmë me rreziku, se është ekzistencial”, ka thënë Krasniqi.

mamli krasniqi mblidhet kuvendi i kosoves 2 qershor 2023

Sondazh

Poll