Bota

'Pse s'shkon ti në veri?'/ Krasniqi kritikon Kurtin: Po luan me zjarrin! Njerëzve u duhet paqe

Ai e ka sfiduar Kurtin duke i thënë të shkojnë bashkë në objektet e Komunave në Veri.

2 Qershor 2023, 11:33 Nga a.l
'Pse s'shkon ti në veri?'/ Krasniqi kritikon Kurtin: Po luan
Memli Kresniqi

KOSOVË-  Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar fjalën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Kransiqi tha se Kurti u ka bërë presion kryetarëve të rinj për të shkuar në objektet e Komunave në veri. Ai e ka sfiduar Kurtin duke i thënë të shkojnë bashkë në objektet e Komunave në Veri.

“Pse s’po shkon ti. A guxon me shku ti. Qeh unë vij me ty Hajde po shkojmë na të dy bashkë. Po shkojmë në objektin e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut e Zvecanit. Pse po insiston me i cu tre njerëz që janë pjesë e popullit shqiptar, që janë pjesë e vuajtur që 23 vjet. Hajde shkojna bashkë në veri, hijm me ta në zyre, rrijm me ta”, ka thënë Krasniqi.

Kransiqi i ka thënë Kurtit se është duke lujtur me zjarrin. 

“Nëse të ka mbet marak zjarri të kaluarës, mos u mundu me dhezë zjarm të tashmes, sepse njerëzve iu duhet paqe. Përvec që ke synime të tjera”, ka shtuar Krasniqi.

mblidhet kuvendi i kosoves 2 qershor 2023

Sondazh

Poll