Bota

Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Serbët i braktisën komunat, nuk i donin

 Ai tha se serbët po shkaktojnë pengesa për marrjen e detyrave nga kryetarët e sapozgjedhur. 

2 Qershor 2023, 11:19 Nga a.l
Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Serbët i braktisën komunat, nuk i donin
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për situatën në veri të vendit tha se komunat në veri i përkasin Republikës së Kosovës e për këtë arsye serbët janë larguar vetë nga to, para se të zgjidheshin kryetarët e rinj. Ai tha se serbët po shkaktojnë pengesa për marrjen e detyrave nga kryetarët e sapozgjedhur. 

“Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesa ndërtesat kanë qenë të zbrasta por të blinduara ata i kanë braktisë ndërtesat ata e dinë që nuk nuk janë të tyre janë të Republikës, por në momentin kur po hyjnë kryetarët ata po shkaktojnë pengesa pra ata nuk po i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ato ata i kanë braktisë ndërtesat “, tha Kurti.

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

 

mblidhet kuvendi i kosoves 2 qershor 2023

Sondazh

Poll