Bota

Protesta në veri/ Mësuesit u afrohen trupave të KFOR, kërkojnë të hyjnë në shkolla: Duhet t'u shpërndajmë diplomat nxënësve

Drejtori i shkollës Blazho Dragoviç i kërkoi KFOR-it që atyre t’u lejohet hyrja.

2 Qershor 2023, 10:58 Nga a.l
Protesta në veri/ Mësuesit u afrohen trupave të KFOR,
Mësuesit në veri të Kosovës

KOSOVË- Mësuesit e Shkollës së Mesme Profesionale të Zveçanit i kanë kërkuar sot KFOR-it që t’i lejojë të hyjnë në ambientet e shkollës. Ata i kanë kërkuar ushtarëve të KFOR-it t’i lejojnë të hyjnë në vendet e tyre të punës për të marrë dokumente, sepse sot ata duhet t’u japin diploma nxënësve. Drejtori i shkollës Blazho Dragoviç i kërkoi KFOR-it që atyre t’u lejohet hyrja.

“Sot është dashur të ndajmë diplomat, por nuk kemi kushte për këtë, sepse jemi të zënë me tela me gjemba. Po mundohemi tani nëse komandanti i KFOR-it do të na lejojë të marrim të paktën disa dokumente në shkollë. Të shohim se çfarë përgjigje na japin dhe a do të na lënë të hyjmë”, tha Dragoviç.

KFOR-i i lejoi mësimdhënësit të hyjnë në shkollë për të mbledhur dokumentet e nevojshme dhe të dalin menjëherë jashtë saj. 

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll