Bota

Kurti në Kuvend: Zgjedhjet u shtynë njëherë nuk mund të shtyhen sërish

Ai tha se më 19 prill përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA, Gabriel Escobar deklaroi se SHBA do t'i njohë zgjedhjet në 4 komunat në veri të Kosovës edhe pse serbët i bojkotuan ato.

2 Qershor 2023, 10:54 Nga a.l
Kurti në Kuvend: Zgjedhjet u shtynë njëherë nuk mund të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme parlamentare ku do të diskutohet situata në veri të Kosovës tha se nuk mund të ketë zgjedhje të reja. Ai tha se më 19 prill përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA, Gabriel Escobar deklaroi se SHBA do t'i njohë zgjedhjet në 4 komunat në veri të Kosovës edhe pse serbët i bojkotuan ato.

"Zgjedhjet duhet të mbaheshin, njëherë u shtynë nuk mund të shtyhen sërish. Më 7 prill unë i kam bërë thirrje komunitetit serb në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje. Më 19 prill përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA, Gabriel Escobar deklaroi se SHBA do t'i njohë zgjedhjet në 4 komunat në veri të Kosovës edhe pse serbët do t'i bojkotojnë ato dhe u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucione", tha Kurti në Kuvend. 

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

mblidhet kuvendi i kosoves albin kurti

Sondazh

Poll