Bota

Osmani takon Zelenskyy-n: Askush nuk e kupton dhimbjen e Ukrainës më mirë se Kosova

Presidentja e Kosovës ka ndarë foto në Twitter gjatë takimit me Zelenskyy-n, duke shprehur mirëkuptimin e popullit të Kosovës për luftën në Ukrainë.

1 Qershor 2023, 14:42 Nga f.i
Osmani takon Zelenskyy-n: Askush nuk e kupton dhimbjen e Ukrainës më
Volodymyr Zelensky dhe Vjosa Osmani

MOLDAVI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa të dy po marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Presidentja e Kosovës ka ndarë foto në Twitter gjatë takimit me Zelenskyy-n, duke shprehur mirëkuptimin e popullit të Kosovës për luftën në Ukrainë.

“Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, shkroi Osmani.

samiti në moldavi vjosa osmani volodymyr zelensky

Sondazh

Poll