Bota

Vijon pa incidente protesta në Zveçan, numri i pjesëmarrësve më i vogël se ditët e tjera

Situata deri më tani paraqitet e qetë. 

1 Qershor 2023, 13:09 Nga a.l
Vijon pa incidente protesta në Zveçan, numri i
Zveçan

KOSOVË- Ka vijuar pa incidente protesta në komunat në veri. Sakaq, raportohet se sot, krahasuar me ditët e tjera, numri i protestuesve në Zveçan është më i vogël. Situata deri më tani paraqitet e qetë. 

Vijon pa incidente protesta në Zveçan, numri i
Foto

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll