Bota

Takimi me Macron/ Vuçiç: E falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e tij ndaj Serbisë

Ai tha se në fokus të bisedimeve ishin hapat e mëtejshëm drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

1 Qershor 2023, 14:13 Nga a.l
Takimi me Macron/ Vuçiç: E falënderova për
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron të cilët ndodhen në Kishinau të Moldavisë për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ai tha se në fokus të bisedimeve ishin hapat e mëtejshëm drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe e falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë, në lidhje me zhvillimet e fundit në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiç.

Gjatë një deklarate të bërë më herët, Macron bëri përgjegjëse autoritetet e Kosovës për tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

tensione në veri të kosovës aleksander vucic emmanuel macron

Sondazh

Poll