Bota

Samiti në Moldavi/ Kovaçevski: Paqja në Kosovë është paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Ai tha se paqja në Kosovë nënkupton paqe për të gjithë rajonin. Ndër të tjera, kryeministri i RMV-së bëri thirrje që Kosova dhe Serbia t’u përmbahen marrëveshjeve tashmë të arritura.

1 Qershor 2023, 13:53 Nga a.l
Samiti në Moldavi/ Kovaçevski: Paqja në Kosovë
Dimitar Kovaçevski

MOLDAVI- Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, ka folur për situatën në veri të Kosovës. Ai tha se paqja në Kosovë nënkupton paqe për të gjithë rajonin. Ndër të tjera, kryeministri i RMV-së bëri thirrje që Kosova dhe Serbia t’u përmbahen marrëveshjeve tashmë të arritura.

“Paqja në Kosovë është gjithashtu paqe për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se koha e konflikteve është shumë larg pas nesh, kështu që zbatimi i marrëveshjeve të bëra tashmë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksi për planin e zbatimit duhet të jenë imperativ për të gjithë politikanët nga të dy vendet. Ne bëjmë thirrje për de-përshkallëzim të situatës dhe për vazhdimin e komunikimit mes dy palëve me ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së”, tha ai.

Samiti ka nisur me fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ndërsa në axhendën e takimit të liderëve evropianë është edhe situata e tensioneve në veri të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjithashtu pritet që sot të zhvillojë një takim me homologun e saj Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. 

 

samiti në moldavi dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll