Bota

'Po hamë bukë si në hotel'/ Kryetari i komunës së Leposaviçit 'kyçet' në zyrë: Policia sjell ushqimin kur ndërron turnet

Prej më shumë se 60 orësh i bllokuar në zyrën komunale për shkak të protestave të dhunshme nga serbët, kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi tregon po ushqehet si të jetë në hotel, ndërsa tha se policia u sjell ushqimin sa herë që ndërrojnë turnet.

1 Qershor 2023, 12:51 Nga a.l
'Po hamë bukë si në hotel'/ Kryetari i komunës
Lulzim Hetemi

KOSOVË- Prej më shumë se 60 orësh i bllokuar në zyrën komunale për shkak të protestave të dhunshme nga serbët, kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi tregon po ushqehet si të jetë në hotel, ndërsa tha se policia u sjell ushqimin sa herë që ndërrojnë turnet.

Kurr më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë. Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin”.Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë. Unë jam në vendin tim”, u shpreh Lulzim Hetemi. 

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.

tensione në veri të kosovës lulzim hetemi

Sondazh

Poll