Bota

E RËNDË në Itali/ Ekzekutohet në hyrje të pallatit policja, autori gjendet i vdekur brenda makinës

Lagjia San Basilio në periferi të Romës, njihet si një zonë problematike për trafik e shitje lëndësh narkotike si dhe e frekuentuar nga persona me precedetë penalë.

1 Qershor 2023, 12:57 Nga A.B
E RËNDË në Itali/ Ekzekutohet në hyrje të pallatit
Policia

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme lagjen San Basilio të Romës. Një police, Paola Montanari, është ekzekutuar në hyrje të një pallati dhe më pas  autori është larguar në drejtim të paditur.

Lagjia San Basilio në periferi të Romës, njihet si një zonë problematike për trafik e shitje lëndësh narkotike si dhe e frekuentuar nga persona me precedetë penalë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të sinjalizuar nga disa persona që kishin dëgjuar të shtënat. Trupi i pajetë është gjetur në hyrje të një pallati.

Vrasësi ka qëlluar tre herë në drejtim të gruas dhe më pas është larguar me një makinë të bardhë. Ai u identifikua pak kohë më pas pasi u gjet i shtrirë në makinën e parkuar, pasi kishte vrarë veten. /Dosja.al

vritet policja ne itali paola montanari

Sondazh

Poll