Bota

Sulmohen 2 shqiptarë nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës, dërgohen në spital

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës.

1 Qershor 2023, 13:19 Nga A.B
Sulmohen 2 shqiptarë nga një grup serbësh në veri të
Protesta

KOSOVË- Në Mitrovicën e Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”. Mësohet se janë sulmuar dy prej tyre, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. Ato janë dërguar në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll