Bota

PARALAJMËRIMI- Kurti: Zvogëlojmë praninë e policisë kur të largohen bandat kriminale, të shkojnë në Serbi ose do t'i çojmë në burg

Kurti thotë se për të ndodhur një gjë e tillë, duhet që të largohen bandat të cilat adhurojnë Sllobodan Millosheviçin dhe Vladimir Putinin.

1 Qershor 2023, 14:08 Nga A.B
PARALAJMËRIMI- Kurti: Zvogëlojmë praninë e policisë kur
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e zvogëlimit të forcave policore nëpër objektet e komunave veriore. Mirëpo, ai thotë se për të ndodhur një gjë e tillë, duhet që të largohen bandat të cilat adhurojnë Sllobodan Millosheviçin dhe Vladimir Putinin.

Kurti shtoi  se s’ka mundësi të mos mbrohen asetet publike nga bandat e këtilla dhe thotë se në momentin kur ato largohen atëherë mund të zvogëlohet numri.

Unë natyrisht mund ta paramendoj zvogëlimin e policisë në ndërtesat e komunave atëherë kur të largohen këto banda që adhurojnë Millosheviqin e Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo s’ka mundësi që të mos i mbrojmë asetet publike nga bandat e këtilla. Kur të largohen mund ta zvogëlojmë numrin”, ka thënë Kurti.

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë./Dosja.al

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll