Bota

FOTO-LAJM/ Samiti i evropianëve në Moldavi, Osmani ulet mes Macron dhe Scholz

 Në samit e pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi ku Osmani shfaqet e ulur në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

1 Qershor 2023, 13:01 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Samiti i evropianëve në Moldavi, Osmani ulet mes Macron dhe
Vjosa Osmani në samitin në Moldavi

KOSOVË- Samiti i liderëve evropianë "EPC Summi" në kryeqytetin e Moldavisë në Kishinau  ka nisur me një fjalim të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Në samit e pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi ku Osmani shfaqet e ulur në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant  të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.

Në media është raportuar se Scholz dhe Macron janë përfshirë edhe në përpjekje për paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Deri tani nuk ka asgjë konkrete për një takim të përfolur në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. 

tensione në veri të kosovës vjosa osmani

Sondazh

Poll