Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë ka ‘nisur’, Halili dhe Demrozi të qetë para ‘betejës’…

Për Egnatian, kjo finale është historike, ndërsa për bardheblutë kryeqytetas, jo ata do të synojnë të fitojnë Kupën e 17-të në historinë e tyre…

1 Qershor 2023, 12:24 Nga DOSJA
Finalja e Kupës së Shqipërisë ka ‘nisur’, Halili

TIRANE - Në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:00, në “Elbasan Arena” do të zhvillohet finalja e Kupës së 71-të e Shqipërisë. Përballë do të jetë Tirana e vendit të dytë dhe Egnatia e vendit të tretë, që do të synojnë një trofe për t’u ‘ngushëlluar’ për sezonin.

Për Egnatian, kjo finale është historike, ndërsa për bardheblutë kryeqytetas, jo ata do të synojnë të fitojnë Kupën e 17-të në historinë e tyre…

Por në vërtetë, kjo finale ka nisur prej kohësh, jashtë fushës së blertë… Në këtë foto të fiksuar kohë më parë, presidenti i bardhebluve Refik Halili dhe presidenti i rrogozhinasve Agim Demrozi, rastësisht janë së bashku në një tavolinë, ku duken të qetë dhe plot humor.

Vështirë se ndokush do ta parashikonte se ata sonte do të ishin rivalë. A thua se ndeshja, rezultati i saj, do të ndikojë në sjelljen dhe miqësinë e tyre?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll