Bota

'Policia do të qëndrojë derisa serbët të ndalojnë kërcënimet'/ Petkoviç i përgjigjet Kurtit: Ju jeni burimi i problemit!

Petkoviç i është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë së Kosovës se ata janë burimi i ndezjes së tensioneve. 

31 Maj 2023, 13:51 Nga a.l
'Policia do të qëndrojë derisa serbët të
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviç, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në forumin e Sigurisë në Bradislav tha se Policia e Kosovës do të qëndrojë në veri derisa serbët të ndalojnë kërcënimet. Petkoviç i është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë së Kosovës se ata janë burimi i ndezjes së tensioneve. 

"Do ishte më mirë të kujtonte kryetarët e rremë dhe inatin e forcave speciale, sepse ata janë burimi i problemit", tha ai.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

petar petkovic tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll