Bota

Samiti i liderëve evropianë në Moldavi, deputetja britanike, Kearns kërkon të shtojë Kosovën në agjendë

Në këtë samit Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila tashmë ka udhëtuar për në Kishinau të Moldavisë. 

31 Maj 2023, 13:14 Nga a.l
Samiti i liderëve evropianë në Moldavi, deputetja britanike,
Alicia Kearns

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka kërkuar që Kosova të jetë në agjendën e samitit të liderëve evropianë në Moldavi, për të diskutuar mbi përshpejtimin e hyrjes në Këshillin e Evropës.

“Takimi i dytë me kohë i Komunitetit Politik Evropian nesër në Moldavi. Duhet të qëndrojmë në krah të Moldavisë pasi ajo përballet me faktorë destabilizues. Kosova duhet të jetë në agjendë, me një qasje proporcionale dhe të balancuar të fokusuar në sigurinë dhe përshpejtimin e hyrjes në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Në këtë samit Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila tashmë ka udhëtuar për në Kishinau të Moldavisë. 

Liderët e 27 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe liderë të vendeve tjera evropiane, do të mblidhen të enjten e 1 qershorit në Moldavi, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. Ky do të jetë samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian (KPE).

alicia kearns

Sondazh

Poll