Bota

Tensionet në veri/ Macron 'mbron' Serbinë: Kosova të mbajë përgjegjësi për trazirat

Gjatë një konference të mbajtur në Bratislavë ai komentoi edhe zhvillimet në veri të Kosovës, ku tha se kjo e fundit duhet të mbajë përgjegjësi për trazirat dhe rritjen e tensioneve mes palëve. 

31 Maj 2023, 12:57 Nga a.l
Tensionet në veri/ Macron 'mbron' Serbinë: Kosova të
Emmanuel Macron

SLLOVAKI- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka qenë sot i pranishëm në Forumin e Sigurisë Globsec 2023 në Bratislavë. Gjatë një konference të mbajtur në Bratislavë ai komentoi edhe zhvillimet në veri të Kosovës, ku tha se kjo e fundit duhet të mbajë përgjegjësi për trazirat dhe rritjen e tensioneve mes palëve. 

"Autoritetet e Kosovës të mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm në veri, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe", tha ai. 

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

emmanuel macron tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll