Bota

Forumi i Sigurisë në Bratislavë/ Von der Leyen për protestat në Kosovë: Situata është shqetësuese! Të merren masa

Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës. Ajo tha se situata është shqetësuese, ndërsa bëri thirrje për qetësi. 

31 Maj 2023, 13:34 Nga a.l
Forumi i Sigurisë në Bratislavë/ Von der Leyen për protestat
Ursula von der Leyen

SLLOVAKI- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka marrë pjesë në konfrencën e sigurisë GLOBSEC 2023 në Bratislavë. Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës. Ajo tha se situata është shqetësuese, ndërsa bëri thirrje për qetësi. 

 “Ne shtrimë edhe në Ballkanin Perëndimor, të njëjtat masa solidariteti që kemi marrë brenda bashkimit tonë. Ne kemi mbështetur familjet vulnerabël ndaj kostove të larta të energjisë. Ne po ndërtojmë infrastrukturë të re për të reduktuar varësinë e Ballkanit Perëndimor nga karburantet fosile ruse. Dhe ky bashkëpunim praktik ka ecur paralelisht me progresin në rrugën drejt BE-së. Tensionet e fundit (në Kosovë) janë sigurisht shqetësuese. I bëj thirrje të gjitha palëve që të largohen nga konfrontimi dhe të marrin masa për të rivendosur qetësinë”, tha Von der Leyen duke folur gjatë konferencës së sigurisë GLOBSEC në Bratislavë. 

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

ursula von der leyen

Sondazh

Poll