Bota

Protesta në veri/ Serbët sulmojnë sërish median, dëmtojnë makinën e RTK Dukagjinit

Raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është makina e dytë e këtij mediumi që është vandalizuar nga protestuesit lokalë.

31 Maj 2023, 13:25 Nga a.l
Protesta në veri/ Serbët sulmojnë sërish median,
Foto ilustruese

KOSOVË- Janë shënuar incidentet e para nga protesta në veri të Kosovës.Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se ekipit të RTV Dukagjini gjatë raportimit në Zveçan i është dëmtuar makina. Raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është makina e dytë e këtij mediumi që është vandalizuar nga protestuesit lokalë.

“Në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës, ky është sulmi i 16 në drejtim të mediave brenda dy ditësh. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë kërkon posaçërisht nga prezenca ndërkombëtare që të krijojë ambient më të sigurt për gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe shoferët, që janë në krye të detyrës, e po raportojnë nga veriu i vendit”, thuhet në reagimin e AGK-së. 

Pranë objektit ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës po ashtu edhe pjesëtarë të ushtrisë së KFOR. Protestuesit vazhdojnë të provokojnë me këngë nacionaliste. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll