Bota

Protesta në veri/ Serbët në Zubin Potok provokojnë me këngë nacionaliste

Pranë objektit ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës po ashtu edhe pjesëtarë të ushtrisë së KFOR.

31 Maj 2023, 13:19 Nga a.l
Protesta në veri/ Serbët në Zubin Potok provokojnë me
Veriu i Kosovës

KOSOVË-  Në Komunën e Zubin Potokut ka një numër më të madh të protestueseve në krahasim me ditën e djeshme. Ndërkaq, sot në dallim nga ditët e tjera, nuk shihet ndonjë protestues me maska.

Pranë objektit ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës po ashtu edhe pjesëtarë të ushtrisë së KFOR. Protestuesit vazhdojnë të provokojnë me këngë nacionaliste, shkruan Kurir.rs. 

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll