Bota

Kritikat e SHBA-së për tensionet në veri: S'është shenjë e mirë për Kosovën! Ata spo i kuptojnë pozicionet tona

Konjufca tha se SHBA nuk po i kupton pozicionet e Kosovës.

31 Maj 2023, 13:05 Nga a.l
Kritikat e SHBA-së për tensionet në veri: S'është
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me kritikat nga SHBA për situatën në veri të Kosovës. Ai tha se nuk është hera e parë që SHBA kritikon Kosovën, ndërsa u shpreh se kjo nuk është shenjë e mirë për vendin. 

“Kjo s’është e mirë për ne. E pranojmë që është gjë e keqe për Kosovën. Sa i përket deklaratës se Blinkenit nuk është hera e parë që është duke na ndodhur kjo. Po më kujtohet edhe para dy vieteve kur ishte ajo çështja e reciprocitetit, kur ne aplikuam me Serbinë, d.m.th hasem në një gjuhë të ashpër, në një qortim të ashpër”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. 

Konjufca tha se SHBA nuk po i kupton pozicionet e Kosovës.

“Gjithçka që duhet të bëjmë është ta bëjmë një dialog të hapur dhe të shtuar me të gjithë miqtë dhe partnerët tonë, që t’i argumentojmë më mirë pozicionet tona. Ndoshta pozicionet nuk po kuptohen drejt nga SHBA”, tha Konjufca. 

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

glauk konjufca tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll