Bota

Kurti: Pezullimi i Kosovës nga “Defender Europe” është fatkeqësi

SHBA-ja, përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në “Defender Europe”, një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë – me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

31 Maj 2023, 12:58 Nga A.B
Kurti: Pezullimi i Kosovës nga “Defender Europe”
Albin Kurti

SLLOVAKI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe” është një fatkeqësi.

“Më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, tha Kurti.

SHBA-ja, përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në “Defender Europe”, një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë – me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

albin kurti tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll