Bota

Ministri i Mbrojtjes në Serbi shkon në Rashkë, takim me ushtrinë

Vuçeviç do të zhvillojë një takim me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë, ku do të diskutohet për situatën aktuale të sigurisë.

31 Maj 2023, 13:48 Nga a.l
Ministri i Mbrojtjes në Serbi shkon në Rashkë, takim me
Millosh Vuçeviç

SERBI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç ka mbërritur në garnizonin e Rashkës ku është vendosur një pjesë e ushtrisë serbe. Mediat serbe raportojnë se, Vuçeviç do të zhvillojë një takim me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë, ku do të diskutohet për situatën aktuale të sigurisë.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll