Bota

Protestat në veri/ Policia e Kosovës thirrje qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar ku i bën thirrje qytetarëve në veri të vendit të mos bien pre e provokimeve nga protestuesit serbë. 

31 Maj 2023, 13:43 Nga a.l
Protestat në veri/ Policia e Kosovës thirrje qytetarëve: Mos bini
policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar ku i bën thirrje qytetarëve në veri të vendit të mos bien pre e provokimeve nga protestuesit serbë. 

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim dhe fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar, që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, bën të ditur Policia. 

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll