Bota

'Ndëshkimi' nga SHBA për tensionet në veri/ Kurti: Jam i shqetësuar për liberalizimin e vizave

Ai tha se po punon për të gjetur një zgjidhje. 

31 Maj 2023, 12:47 Nga a.l
'Ndëshkimi' nga SHBA për tensionet në veri/ Kurti: Jam
Albin Kurti

SLLOVAKI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu shqetësimin lidhur me kritikat e SHBA për situatën e tensioneve në veri të Kosovës, gjatë forumit të Sigurisë të mbajtur në Bratislav. Ai tha se po punon për të gjetur një zgjidhje. 

"Së pari pyet nëse je i frikësuar. Jam i frikësuar gjatë gjithë kohës. Ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje dhe nuk duhet të jetë një rrugë e gjatë por duhet të jetë një rrugë treni që do ketë shteti ligjor,  reduktimi i policie në bashkitë, dhe zbatim të traktatit që kemi rënë dakord. Sot po kthehemi në sindromën e marrëveshjeve që nuk zbatohen. Kam bërë një listë të gjatë sesi Beogradi ka shkelur këtë listë. Në këtë rrugë treni na duhet dialog intensiv", tha ai.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

forumi i sigurise ne bratislave

Sondazh

Poll