Bota

Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti në Bratislavë: Ndërkombëtarët i njohën vetë zgjedhjet! Kryetarët e kanë vendin në komunat e tyre

Kurti tha se bashkësia ndërkombëtare i ka njohur zgjedhjet dhe rezultatet në veri të Kosovës, dhe kryetarët e zgjedhur me 23 prill duhet të hynë në zyrat e tyre në komunën përkatëse. 

31 Maj 2023, 12:17 Nga a.l
Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti në Bratislavë:
Albin Kurti

SLLOVAKI- Në Formonin e Sigurisë Globsec 2023, kryeministri Albin Kurti ka folur rreth tensioneve të fundit që po zhvillohen në veri të Kosovës. Kurti tha se bashkësia ndërkombëtare i ka njohur zgjedhjet dhe rezultatet në veri të Kosovës, dhe kryetarët e zgjedhur me 23 prill duhet të hynë në zyrat e tyre në komunën përkatëse. 

Por këtë gjë nuk e kanë lejuar qytetarët serbët të cilët kanë përshkallëzuar situatën e protestave duke ushtruar dhunë ndaj ushtarëve të KFOR dhe Policisë së Kosovës. Kurti tha se nëse këta kryetarë nuk shkojnë në objektet komunale, atëherë ku duhet të qëndrojë ata. 

"Nëse tani do t'i urdhëroja kryetarët të kalonin në zyra të tjera, do t'i binte sikur po angazhohem në krijmin e strukturave paralele ndaj strukturave paralele. Unë nuk mund të ulem në zyrë si kryeministër dhe t'iu them kryetarëve në veri: ju nuk duhet të qëndroni në objektet e komunës. Unë e di se mund të qëndrojnë shumë më shkurt sesa që është mandati i tyre, ata janë teknikë, administrativë", tha Kurti, duke iu referuar strukturave paralele serbe që veprojnë në veri të Kosovës që nga paslufta.

I pyetur se a ekziston një dialogë mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti theksojë se Brukseli është vendi ku e zhvillojnë dialogun Kosova dhe Serbia.

“Nuk më pëlqejnë ato marrëdhëniet bilaterale fqinjësore pa vlera evropiane, në aspirojmë që të hymë në BE”, ka thënë Kurti.

Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje por se mbetet vetëm zbatimi i saj. 

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

forumi i sigurise ne bratislave albin kurti

Sondazh

Poll