Bota

Takimi me Borrell dhe Lajçak/ Kurti në Bratislavë: Nuk mund të bie dakord me turma që brohorasin 'vrite, vrite' ndaj ushtarëve të KFOR

Kryeministri Albin Kurti deklaroi për mediat se kryetarët e komunave serbe duhet të nisin nga puna dhe se nuk mund të ketë dakordësi me turma që kërcënojnë ushtarët. 

31 Maj 2023, 12:02 Nga a.l
Takimi me Borrell dhe Lajçak/ Kurti në Bratislavë: Nuk mund
Albin Kurti

SLLOVAKI-  Pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme të Sigurisë, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti deklaroi për mediat se kryetarët e komunave serbe duhet të nisin nga puna dhe se nuk mund të ketë dakordësi me turma që kërcënojnë ushtarët. 

“Por kur këta kryetarë u desh të shkonin në zyre në ndërtesat komunale, serbët filluan të organizojnë protesta të dhunshme dhe sulmuan policinë tonë dhe ushtarët e KFOR-it. Në çdo komunë në Kosovë kemi disa policë, dhe kjo është normale. Përderisa jashtë janë grupe të dhunshme që kërëcënojnë me sulme dhe vendosin simbole nacionaliste “Z” duke treguar admirimin për Putinin dhe ushtrinë ruse dhe agresionin në Ukrainë, është e nevojshme ti kemi njësitë speciale të Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale”, tha Kurti.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

albin kurti forumi i sigurise ne bratislave

Sondazh

Poll