Bota

Tensione në veriun e Kosovës nga protestuesit serb! Ku janë krerët e vendit? Njëri në Moldavi e tjetri në Sllovaki

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

31 Maj 2023, 11:37 Nga a.l
Tensione në veriun e Kosovës nga protestuesit serb! Ku janë
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

KOSOVË- Prej tre ditësh veriu i Kosovës, më konkretisht 3 komunat Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç janë 'minuar' nga serbët të cilët kanë zaptuar rrugët përballë selive komunale duke bërë thirrje për tërheqjen e kryetarëve të rinj shqiptarë dhe policisë së Kosovës. Flamuj gjigandë serbe e simbole nacionaliste shihen të varura në muret e komunave, gardheve të sigurisë të krijuara nga KFOR dhe makinat e ekpit të mediave sinjale provokimi për Policinë e Kosovës dhe ushtarëve me mision nga NATO. Në protestën e sotme pjesëmarrja e qytetarëve serbë është më i madh se ai i protestës së mbajtur ditën e djeshme, ku nuk përjashtohet mundësia që situata të përshkallëzohet sërish si ditën e martë ku u hap zjarr ndaj forcave të KFOR, u hodhën shok-bonmba e u kërcënuan ekipet e mediave. Lista serbe dhe ish-kryetarët e komunave bëjnë thirrje të vazhdueshme dhe paralajmërojnë se situata e protestave do të mbeten të njejta nëse nuk zbatohen kërkesat e tyre. 

Por ku janë krerët e shtetit teksa veriu i vendit rrezikon sërish të përballet me përshkallëzimin e protestave dhe dhunën e serbve? 

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, thuhet në njoftimin e Presidencës. 

Po ashtu edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkuar jashtë shtetit. Ai po qëndron në kryeqytetin e Sllokavisë, në Bratislavë, ku po merr pjesë në Forumin “GLOBSEC2023”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, H.E. Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Forumit. 

Situata në veri ka shkaktuar reagime nga ndërkombëtarët. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kritikuan Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, duke thënë se insistimi për të vendosur kryetarët në komunat me shumicë serbe, ka minuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Si ndëshkim SHBA-ja, mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, vendosi të anulojë pjesëmarrjen e Kosovës në një stërvitje ushtarake të NATO-s, pasi refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit. 

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll