Bota

Serbët me kërkesa të reja: Lironi ata që janë arrestuar, s’duam tensione por paqe

Ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Sërgjan Milosavleviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të komunave në veri të Kosovës, që të mblidhen nesër e të shprehin në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre për situatën në komunat veriore.

30 Maj 2023, 14:52 Nga m.s

Serbët me kërkesa të reja: Lironi ata që janë

KOSOVË- Serbët kanë dalë me një kërkesë të re, që ka të bëjë me lirimin e dy personave të ndaluar për 48 orë lidhur me ngjarjet e djeshme në Zveçan. Ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Sërgjan Milosavleviq, ka kërkuar lirimin e personave me inicialet R.P. dhe D.O., të arrestuar gjatë konfliktit të djeshëm mes protestuesve serbë me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të komunave në veri të Kosovës, që të mblidhen nesër e të shprehin në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre për situatën në komunat veriore. “Sot është një protestë paqësore. Ajo ishte e tillë edhe dje. Askujt nuk i ka hije që protesta nuk ka qenë paqësore deri në fund.

Ne si qytetarë të komunave me shumicë serbe nuk duam tensione, por paqe. Është e qartë se dikujt tjetër i përshtatet të krijojë kaos dhe të sjellë trazira në hapësirën tonë”, tha Milosavleviq.

Ai ka theksuar se serbët nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e bëra dje; tërheqja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri të Kosovës, dhe se kryetarët e sapo zgjedhur nuk duhet të lejohen të hyjnë në objektet komunale.

 

kosove serbi

Sondazh

Poll