Bota

Sulmi i serbëve në veri/ Përditësimi i fundit i KFOR: 3 ushtarë hungarezë u plagosën me armë zjarri, 30 të lënduar gjithsej

Siç bëhet e ditur në njoftim, 11 ushtarë janë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez.

30 Maj 2023, 14:06 Nga a.l
Sulmi i serbëve në veri/ Përditësimi i fundit i KFOR: 3
KFOR

KOSOVË- KFOR njofton se 3 ushtarë hungarezë janë plagosur si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit nga protestuesit serbë pasditen e djeshme në Veri të Kosovës. Në deklaratë theksohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu thuhet se nga zhvillimet e ditës së hënë në veri kanë mbetur të plagosur 30 ushtarë. Siç bëhet e ditur në njoftim, 11 ushtarë janë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në komunikatën për media.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll