Bota

Tensionet në Kosovë, Moska mban anën e Serbisë: Perëndimi të mos fajësojë serbët

Një ditë më herët, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

30 Maj 2023, 13:44 Nga A.B
Tensionet në Kosovë, Moska mban anën e Serbisë:
Moska

TIRANË- Rusia deklaron se për t’i ulur tensionet në Kosovë, duhen “hapa vendimtarë”.

“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht ta ndalë propagandën e tij të rreme dhe, për incidentet në Kosovë, të ndalojë së fajësuari serbët, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe bëjnë përpjekje t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Reuters.

Protestuesit serbë u përplasën me paqeruajtësit e KFOR-it në Zveçan. Tridhjetë ushtarë të KFOR-it dhe mbi 50 protestues u plagosën në përleshje. KFOR-i tha se tre ushtarë të tij janë plagosur nga përdorimi “i armëve të zjarrit” gjatë përplasjeve me protestuesit serbë.

Një ditë më herët, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, është aleate e Serbisë dhe mbështet vazhdimisht veprimet e saj kundër shtetësisë së Kosovës./REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2023, 12:46 k.m.

FOTO- WhatsApp bën ndryshimin e ri

WhatsApp SHBA- WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të thirrjeve me video, por përdoruesit e tij ende...