Bota

Tensionet në veri/ Borrell: Jam duke punuar për të një takim urgjent Kurti-Vuçiç

Në një konferencë për mediat me presidentin e Malit të Zi, Borrell tha se BE dënon dhunën në veri nga protestat e dy ditëve të fundit. 

30 Maj 2023, 13:35 Nga a.l
Tensionet në veri/ Borrell: Jam duke punuar për të një takim
Josep Borrell

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell deklaron se është duke u përpjekur të organizojë një takim urgjent mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç pas ngjarjeve në Veri.

“Presim nga palët që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të situatës dhe të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët.  Për këtë jam duke punuar në organizimin e një takimi urgjent të nivelit të lartë”, tha ai në një konferencë për media pas takimit me presidentin malazez, raporton Gazeta Express.

Në një konferencë për mediat me presidentin e Malit të Zi, Borrell tha se BE dënon dhunën në veri nga protestat e dy ditëve të fundit. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensionet në veri të kosovës josep borrell

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2023, 12:46 k.m.

FOTO- WhatsApp bën ndryshimin e ri

WhatsApp SHBA- WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të thirrjeve me video, por përdoruesit e tij ende...