Bota

Vuçiç anulon udhëtimin në Bratisllav: Do të qëndroj me njerëzit e mi dhe ushtarët tanë (VIDEO)

Në një video-mesazh, të cilin e ka postuar në Instagram ai tha se po qëndron me njerëzit e tij.

30 Maj 2023, 13:59 Nga a.l
Vuçiç anulon udhëtimin në Bratisllav: Do të
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se ka anuluar udhëtimin e tij në Bratislavë. Në një video-mesazh, të cilin e ka postuar në Instagram ai tha se po qëndron me njerëzit e tij.

"Po anuloj udhëtimin tim në Bratislavë, po qëndroj me njerëzit e mi dhe ushtarët tanë. Serbia do të fitojë", tha presidenti Vuçiç në një video-mesazh. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2023, 12:46 k.m.

FOTO- WhatsApp bën ndryshimin e ri

WhatsApp SHBA- WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të thirrjeve me video, por përdoruesit e tij ende...