Bota

"Vuçiç këlysh i Putinit"/ Korrespondenti i Kyiv Post: Po provokon një konflikt drithërues në Ballkan

Ai shton se presidenti serb me politikën e tij ka rol edhe ka largimin e Perëndimit nga Ukraina.

30 Maj 2023, 14:33 Nga a.l
"Vuçiç këlysh i Putinit"/ Korrespondenti i Kyiv
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Korrespodenti i gazetës ukrainase Kyiv Post, Jason Jay Smart ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Sipas gazetarit, Vuçiç po provokon një konflikt drithërues në Kosovë. Ai shton se presidenti serb me politikën e tij ka rol edhe ka largimin e Perëndimit nga Ukraina.

 “Konflikt drithërues në Ballkan. Përplasje të ashpra mes serbëve dhe paqeruajtësve ndërkombëtarë në Kosovë.Këlyshi i Putinit, presidenti Aleksandër Vuçiç, së shpejti do të mbajë një fjalim për situatën. Roli i Serbisë është të largojë Perëndimin nga Ukraina”, shkruan Smart.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll