Bota

​Eurodeputeti Waitz dënon sulmet në veri: Rezultat i politikave etno-nacionaliste të Vuçiçit

Waitz theksoi se kriza aktuale në veri të Kosovës mund të shpërqendrojë nga problemet e Vuçiçit në vend, ndërsa ka shtuar se nga kjo nuk do të përfitojë as Serbia dhe as Kosova në planin afatgjatë. 

30 Maj 2023, 13:49 Nga a.l,

 

​Eurodeputeti Waitz dënon sulmet në veri: Rezultat i politikave
Thomas Waitz

 

Eurodeputeti Thomas Waitz dënon sulmet e djeshme kundër gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it nga protestuesit serbë. Sipas tij, këto janë rezultat i politikave ento-nacionaliste të Aleksandër Vuçiçit. Waitz theksoi se kriza aktuale në veri të Kosovës mund të shpërqendrojë nga problemet e Vuçiçit në vend, ndërsa ka shtuar se nga kjo nuk do të përfitojë as Serbia dhe as Kosova në planin afatgjatë. 

“Sulmet e djeshme kundër gazetarëve dhe KFOR-it nga serbët etnikë në veri të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme. Përshkallëzimi duhet të përfundojë menjëherë. Ne kemi nevojë për paqe dhe zgjidhje politike për krizën në veri të Kosovës. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Dialogun Beograd/Prishtinë”, ka shkruar ai.

Eurodeputeti ka apeluar edhe Partinë Popullore Evropiane (EPP) që t’i japë fund bashkëpunimit me Vuçiçin. Ai bën të ditur se BE tashmë po diskuton një ngrirje të bisedimeve të pranimit me Serbinë. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

 

thomas waitz

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2023, 12:46 k.m.

FOTO- WhatsApp bën ndryshimin e ri

WhatsApp SHBA- WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të thirrjeve me video, por përdoruesit e tij ende...