Bota

Tragjedia në liqenin Maggiore në Itali, mes viktimave ishin agjentë të inteligjencës italiane dhe izraelite

Dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një pjesëtar i forcave izraelite i dalë në pension ishin mes katër viktimave

30 Maj 2023, 13:18 Nga m.s
Tragjedia në liqenin Maggiore në Itali, mes viktimave ishin
foto ilustruese

ITALI- Claudio Alonzi, 62-vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve dhe Tiziana Barnobi, 53-vjeç, e martuar dhe nënë e një djali, humbën jetën në aksidentin me varkë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në liqenin Maggiore për shkak të një stuhie. Dy punonjësit e sektorit të inteligjencës italiane, ndodheshin në zonë për të marrë pjesë në një takim të organizuar me rastin e ditëlindjes së një miku të tyre, raporton "La Repubblica".

Mes katër viktimave të tragjedisë është edhe një shtetas izraelit 60-vjeç, Shimoni Erez. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme izraelite. Jerusalem Post sqaron se konsullata izraelite në Romë ka konfirmuar vdekjen e shtetasit dhe se familja e burrit është informuar. Izraeliti ishte "një pensionist i forcave të sigurisë". Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme në Jeruzalem sipas së cilës “konsulli izraelit në Romë, së bashku me Departamentin e Ministrisë së Izraelit jashtë vendit, po punojnë për ta sjellë trupin në Izrael”.

Anya Bozhkova, 50 vjeç, nga Rusia, ishte partnerja e pronarit dhe kapitenit të varkës, Claudio Carminati, 53-vjeç. Ata jetonin në varkën e cila u jepej me qira në mënyrë periodike grupeve të turistëve. “Shpresoja që të mos ishin ata vërtet – tha një i njohur i tyre duke qarë – por fatkeqësisht kështu është, ata jetonin në bord, ishte shtëpia e tyre”. 

Përveç Anya Bozhkovës, një shtetase ruse, pjesa tjetër e pasagjerëve në bordin e anijes së fundosur në liqenin Maggiore përbëheshin tërësisht nga italianë dhe izraelitë. Nuk kishte qytetarë të kombësive të tjera, siç supozohej në fillim. 

maggiore itali

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2023, 12:46 k.m.

FOTO- WhatsApp bën ndryshimin e ri

WhatsApp SHBA- WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të thirrjeve me video, por përdoruesit e tij ende...