Bota

Borrell: Autoritetet e Kosovës të pezullojë operacionet policore në veri

Poashtu Borrell zbuloi se u ka kërkuar të dyja palëve që të ndërmarrin masa për të depërshkallëzuar tensionet menjëherë dhe pa kushte.

30 Maj 2023, 13:20 Nga a.l
Borrell: Autoritetet e Kosovës të pezullojë operacionet policore
Josep Borrell

KOSOVË- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell njofton se zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me situatën në veri të vendit. Në një konferencë me presidentin e Malit të Zi, Borrell tha se autoritetet e Kosovës  duhet të pezullojnë operacionet policore në veri. Poashtu Borrell zbuloi se u ka kërkuar të dyja palëve që të ndërmarrin masa për të depërshkallëzuar tensionet menjëherë dhe pa kushte.

Ju kërkova të dyja palëve që të ndërmarrin masa për të depërshkallëzuar tensionet menjëherë dhe pa kushte. Dhe hapat e mëtejmë të njëanshëm duhet të shmangën dhe qetësia të rivendoset. Si hap i parë, pres nga autoritetet e Kosovës që të supsendojnë operacionet policore të fokusuara në objektete komunale në veri dhe protestat e dhunshme të ndalen", tha ai. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

josep borrell tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2023, 12:46 k.m.

FOTO- WhatsApp bën ndryshimin e ri

WhatsApp SHBA- WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të thirrjeve me video, por përdoruesit e tij ende...