Bota

Tensionet në veri/ Vuçeviç: Deri tani situata duket e qetë, por mund të shpërthejë në çdo moment, presim veprim nga KFOR-i

Duke iu referuar deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç se ushtria serbe nuk po përgatitet të ndërhyjë në Kosovë, por të jetë e gatshme për të gjithë skenarët, Vuçeviç tha se Serbia nuk do ta lejojë askënd t’i kalojë vijat e kuqe.

28 Maj 2023, 12:56 Nga a.l
Tensionet në veri/ Vuçeviç: Deri tani situata duket e
Millosh Vuçeviç dhe Aleksandër Vuçiç

 SERBI- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaron se po pret një veprim vendimtar nga KFOR-i pas ngjarjeve të së premtës në veri të Kosovës.

Situata në Kosovë sot në mëngjes është e qetë, në dukje e qetë, sepse mund të shpërthejë në çdo moment, pasi tensioni është në maksimum. Është e rëndësishme nëse serbët arrijnë të shprehin në mënyrë paqësore kundërshtimin e tyre ndaj asaj që po ndodh me ta, veçanërisht në katër komunat në veri, pa përshkallëzim të mëtejshëm. Kurti po punon për pastrimin etnik të Kosovës nga serbët dhe kjo është agjenda e tij kryesore, është një formë presioni ndaj serbëve në Kosovë, të cilëve u thuhet se nuk mund të qëndrojnë në veri”, tha ai në TV Prva.

Duke iu referuar deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç se ushtria serbe nuk po përgatitet të ndërhyjë në Kosovë, por të jetë e gatshme për të gjithë skenarët, Vuçeviç tha se Serbia nuk do ta lejojë askënd t’i kalojë vijat e kuqe. Në lidhje me Listën Serbe e cila kërkoi që të ndërpritet dialogu Kosovë-Serbi derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti t’i tërheqë forcat speciale dhe kryetarët e komunave, Vuçeviç tha se e kupton qëndrimin e tyre. 

millosh vucevic

Sondazh

Poll