Bota

GODITJE pas goditje- Ukraina humb kontrollin e një qyteti tjetër

Zelenskyy, paralajmëroi në mars se humbja e Bakhmut do të "hapte rrugën" për përparimin e mëtejshëm të trupave ruse, domethënë do të ekzistonte rreziku që Forcat e Armatosura të Ukrainës do të humbiste kontrollin mbi qytetet më të mëdha si Slavyansk dhe Kramatorsk.

28 Maj 2023, 11:29 Nga A.B
GODITJE pas goditje- Ukraina humb kontrollin e një qyteti tjetër
Ushtar

UKRAINË- Pas tërheqjes nga Bakhmut, forcat e armatosura të Ukrainës janë gati të humbasin kontrollin mbi qytetin Chasov Yar, shkruan gazeta amerikane "Military Watch Magazine", raporton 'Alo.rs'.

Volodymyr Zelenskyy, paralajmëroi në mars se humbja e Bakhmut do të "hapte rrugën" për përparimin e mëtejshëm të trupave ruse, domethënë do të ekzistonte rreziku që Forcat e Armatosura të Ukrainës do të humbiste kontrollin mbi qytetet më të mëdha si Slavyansk dhe Kramatorsk.

Në artikull thuhet se Bakhmut kishte një rëndësi strategjike serioze për shkak të rolit të tij si qendra kryesore logjistike për ushtrinë ukrainase në rajon.

Më 20 maj, forcat ruse morën kontrollin e Bakhmutit pas më shumë se 220 ditësh luftimesh intensive. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se çlirimi i qytetit ka përfunduar./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll