Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Qytetarja në Stamboll: E pazakontë të votojmë sërish por është e nevojshme

Ndërsa mbështeti kandidatin e opozitës, ajo tha se nuk ishte e sigurt për rezultatin përfundimtar.

28 Maj 2023, 12:28 Nga a.l
Zgjedhjet në Turqi/ Qytetarja në Stamboll: E pazakontë të
Suma Demirkaya

TURQI- Në lagjen Moda të Stambollit, votuesit po shfrytëzojnë mundësinë për të biseduar me miqtë jashtë qendrave të votimit. Suma Demirkaya, 69 vjeç, tha se erdhi herët në shkollën fillore Moda për të shmangur radhët e para dy javë më parë.

“Moti nuk është aq i mirë sot, kështu që doja të vija herët. Është e pazakontë që ne të votojmë sërish vetëm dy javë pas votimit të parë, por është e nevojshme”, tha ajo për Al Jazeera. 

Ndërsa mbështeti kandidatin e opozitës, ajo tha se nuk ishte e sigurt për rezultatin përfundimtar.

“Ne të gjithë ishim të befasuar herën e fundit që Erdogan mori më shumë vota, por do të shohim se çfarë do të ndodhë sot",tha ajo. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

suma demirkaya zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll