Bota

Procesi i dialogut/ Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për zhvillimet në vend, me prioritet procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit.

28 Maj 2023, 12:51 Nga a.l
Procesi i dialogut/ Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me
Viola von Cramon dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për zhvillimet në vend, me prioritet procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit.

“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyrë një herë në dhjetor dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të saj, Kuri përsëriti që duhet zbatim i shpejtë, i plotë dhe i pakushtëzuar. Kreu i qeverisë shtoi se është kënaqësi të presë Cramon në takim në këto kohë të rëndësishme dhe e falënderoi atë për përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe Bashkimin Europian.​ 

viola von cramon albin kurti

Sondazh

Poll