Bota

Pas votimit Erdogan thirrje qytetarëve: Votoni për demokracinë

Rexhep Taip Erdogan ka përshëndetur mbështetësit e tij, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tjerë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

28 Maj 2023, 12:01 Nga a.l
Pas votimit Erdogan thirrje qytetarëve: Votoni për demokracinë
Emine Erdogan dhe Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Pasi hodhi votën e tij në një nga qendrat në Stamboll, Rexhep Taip Erdogan ka përshëndetur mbështetësit e tij, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tjerë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, shkruajnë mediat e huaja. 

“Mendoj se procesi i numërimit të votave do të jetë shumë i shpejtë sot. Është e rëndësishme të shohim zgjedhje të tilla për presidencën për demokracinë turke. Pjesëmarrja me 90 për qind është tipike në raundin e parë. Turqia konfirmoi aderimin e saj ndaj demokracisë me një pjesëmarrje 90 për qind në zgjedhje. Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të jenë të mira për Turqinë. U bëjmë thirrje votuesve që të shkojnë në kutitë e votimit dhe t'i përmbahen demokracisë”, tha presidenti aktual pas votimit.

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll