Bota

FOTO-LAJM/ Zgjedhjet në Turqi, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara votojnë nga shtëpia

Midis atyre që votuan nga shtëpitë e tyre ishte Sumeyye Sahin, 18 vjeç, nga provinca juglindore e Adiyaman, e cila falënderoi ata që lehtësuan procesin për të. 

28 Maj 2023, 12:35 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Zgjedhjet në Turqi, të moshuarit dhe personat me
Të moshuarit votojnë nga shtëpia

TURQI- Të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar kanë ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjen e presidentit, nga shtëpia. Mes atyre që votuan nga shtëpitë e tyre ishte Sumeyye Sahin, 18 vjeç, nga provinca juglindore e Adiyaman, e cila falënderoi ata që lehtësuan procesin për të. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll