Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Familjet e prekura nga tërmeti kthehen në provincat e tyre për të votuar, qeveria i mundëson transportin falas

Në Kirikkale të Anadollit qendror, Aziz Duru u nis me autobus herët të dielën për në provincën e tij të lindjes, Malatya për të hedhur votën e tij, një udhëtim prej 280 miljesh (450 km).

28 Maj 2023, 11:55 Nga a.l
Zgjedhjet në Turqi/ Familjet e prekura nga tërmeti kthehen në
Votuesit në Turqi

TURQI- Të prekurit nga tërmeti në Turqi, që janë evakuuar në zona të ndryshme, janë kthyer të gjithë në provincat e tyre, në të gjitha anët e vendit për të votuar. Në Kirikkale të Anadollit qendror, Aziz Duru u nis me autobus herët të dielën për në provincën e tij të lindjes, Malatya për të hedhur votën e tij, një udhëtim prej 280 miljesh (450 km), shkruajnë mediat e huaja.  

“Po shkoj sepse mendoj se duhet të kryej si detyrë kombëtare. Do të shkoj sot dhe do të kthehem pas votimit në mëngjes”, tha ai.

Zëvendësguvernatori i Kirikkale, Ahmet Sait Kurnaz tha se rreth 300 viktimave të tërmetit u është ofruar transport falas nga agjencia e fatkeqësive AFAD, për t’u kthyer në qytetet dhe fshatrat e tyre për të votuar. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll