Bota

ME VIDEO/ Të papriturat në zgjedhjet në Turqi, me serum e barelë, qytetari shkon në qendrën e votimit, DUARTROKITJE dhe brohorima

Ky moment është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga qytetarët e tjerë të pranishëm pranë qendrës së votimit. 

28 Maj 2023, 11:31 Nga a.l
ME VIDEO/ Të papriturat në zgjedhjet në Turqi, me serum e
Votuesi

TURQI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Turqi, për presidentin e ardhshëm. Nga sa raportohet deri më tani, pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë. Prej mëngjesit të sotëm ata i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu. Edhe pse në kushte jo të mira shëndetësore, një qytetar ka dalë nga spitali me barelë për të shkuar drejt qendër së votimit për të ushtruar të drejtën e tij të votës. Ky moment është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga qytetarët e tjerë të pranishëm pranë qendrës së votimit. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll