Bota

Pas Erdogan edhe Kilicdaroglu hedh votën në Ankara, MESAZHI: Votoni për të hequr qafe regjimin tiranik

Kemal Kilicdaroglu ka votuar në shkollën fillore Argentina në kryeqytetin turk Ankara.

28 Maj 2023, 11:41 Nga a.l
Pas Erdogan edhe Kilicdaroglu hedh votën në Ankara, MESAZHI: Votoni
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Pas Rexhep Taip Erdogan, edhe kandidati tjetër Kemal Kilicdaroglu ka votuar në shkollën fillore Argentina në kryeqytetin turk Ankara. Pas votës, ai ka dhënë një mesazh për qytetarët duke u bërë thirrje të votojnë për të vendosur një demokraci të vërtetë dhe për të hequr regjimin tiranik. 

“Për të hequr qafe regjimin tiranik dhe për të vendosur një demokraci të vërtetë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit. Këto zgjedhje po zhvillohen në kushte të vështira për shkak të tentativave për mashtrim, por unë besoj se qytetarët janë të lirë dhe të gatshëm të shkojnë në votime”, tha rivali i Erdogan pas votimit. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll