Bota

ME VIDEO/ S'kanë fund çudirat në zgjedhjet në Turqi, pas qengjit, MACET 'inspektojnë' në qendrat e votimit

Përdoruesit e mediave sociale me humor kanë shkruar se macet po kontrollonin procesin e votimit. 

28 Maj 2023, 12:19 Nga a.l
ME VIDEO/ S'kanë fund çudirat në zgjedhjet në Turqi,
Macja në zgjedhjet në Turqi

TURQI- Nuk kanë fund çudirat në këtë raund të dytë votimesh në Turqi për presidentin e ardhshëm. Një qytetare u bë virale pasi shkoi në qendrën e votimit me qengjin e saj. Por mesa duket të papriturat nuk mbarojnë me kaq. Disa video të tjera po qarkullojnë në rrjet ku shihet se disa mace janë shfaqur në qendrat e votimit, sipër tavolinave ku ndodhen kutitë e votave. Përdoruesit e mediave sociale me humor kanë shkruar se macet po kontrollonin procesin e votimit. 

Stambolli, i cili ka një popullsi të konsiderueshme macesh, shpesh quhet edhe "catstanbul".

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll