Bota

FOTO/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Erdogan hedh votën në Stamboll, pritet me brohorima nga qytetarët

Ndërsa hyri në qendrën e votimit në lagjen Uskudar, qytetarët në hyrje të shkollës kanë brohoritur emrin e tij. 

28 Maj 2023, 11:25 Nga a.l
FOTO/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Erdogan hedh votën në
Rexhep Taip Erdogan dhe bashkëshortja e tij

TURQI- Rexhep Taip Erdogan dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur në shkollën e mesme Uskudar Saffet Celebi për të hedhur votat e tyre. Ndërsa hyri në qendrën e votimit në lagjen Uskudar, qytetarët në hyrje të shkollës kanë brohoritur emrin e tij. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll